KF Feronikeli, sot vazhdoi stërvitjet e zakonshme në fushë, atmosfera është e mirë pas lojës së fituar dje (e hënë) ndaj Vushtrrisë.

Kryetrajneri punoi në dy grupe, lojtarët e aktivizuar dje në lojë patën rigjenerim dhe disa stërvitje të lehta, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës me punë të zakonshme të bëra më disa ushtrime të përgjithshme në fushë.

Kujtojmë se këtë të shtunë nga ora 14:00, luajmë përsëri në “Rexhep Rexhepi”, dhe përsëri kundërshtari është i njëjtë FC Vushtrria.