Sot në 21 vjetorin e rënies heroike, Feronikeli nderon Rexhep Rexhepin.

Rexhep Rexhepi ishte kapiten i KF Feronikelit, para se ai t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra heroikisht dëshmor më 12 shkurt të vitit 1999, por për të mbetur i pavdekshëm në zemrat e tifozëve të KF Feronikelit dhe të mbarë qytetarëve të Kosovës.

Naser Ramaj: “Jemi krenar që stadiumi i klubit mban emrin e Rexhep Rexhepit, kapitenit që mes dashurisë për futbollin dhe aspiratës për liri, zgjodhi këtë të fundit, por arriti të mbesë në kujtimet tona për të dyja ëndërrat e tij. Shpresojmë që edhe ai është krenar me të arriturat e klubit të tij të zemrës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”

Klubi i Feronikelit ka bërë homazhe te varri i Rexhep Rexhepit, në 21-vjetorin e vrasjes së tij.

12 Shkurt, 2020