Feronikeli e pret të dielën në “Rexhep Rexhepi” skuadrën Trepça ’89, për ta zhvilluar takimin e xhiros së 23-të, në IPKO Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi, hyn në lojë pas fitores ndaj Gjilanit 3-0 në po të njëjtin stadium, kurse Trepça ’89 udhëton në Drenas, pas humbjes nga Llapi 3-1.

Feronikeli vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së dielës, që fillon prej orës 14:00.

15 Mars, 2019