Pas ndeshjes së djeshme ndaj Gjilanit, lojtarët janë rikthyer në stërvitje për të filluar përgatitjet për takimin e radhës, që do të zhvillohët të mërkurën në Suharekë.

Pjesa e futbollistëve që kanë luajtur ndaj Gjilanit, patën kryesisht stërvitje regjeneruese, ndërsa pjesa tejtër, stërvitje të tjera tekniko – taktike nën drejtimin e kryetrajnerit, Afrim Toverlani dhe asistentëve Faruk Elshani, Ramiz Dervishi, e trajnerin e portierëve, Avni Hasani.

Të mërkurën, skuadra udhëton në Suharekë, për të zhvilluar ndeshjen ndaj Ballkanit, e cila fillon prej orës 16:00.

21 Shtator, 2020