Mesjava pritet të jetë e nxehtë për IPKO Superligën e Kosovës në futboll, pasi në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, takohen Feronikeli dhe Llapi, për ndeshjen e xhiros së 8-të.

Feronikeli pret Llapin, të mërkurën, me fillim prej orës 14:30, për derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës.

Skuadra kampione, Feronikeli, i prinë tabelës me 15 pikë, ndërsa Llapi gjindet në pozitën e tretë me një pikë më pak.

Feronikeli futet në këtë takim pas fitores së thellë ndaj Ferizajit, me rezultat 5-0 dhe atmosfera në klub është tejet e mirë.

Ndeshjet derbi gjithmonë kërkojnë atmosferë të zjarrtë, prandaj kërkojmë që tifozët të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për ta përkrahur skuadrën kampione të Kosovës, KF Feronikelin.

30 Shtator, 2019