Për shkak të itinerarit të ngjeshur në stadiumin “Fadil Vokrri” është dashur të bëhet një ndryshim për sa i përket konferencës për media dhe vendit e orës së stërvitjeve të hapura të të dyja klubeve finaliste të rundit preliminar, të Champions League.

Feronikeli do të fillojë stërvitjen prej orës 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Më pas do të ketë konferencë për media, prej orës 17:15, brenda stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

Kurse, stërvitjet e ekipit kundërshtar, Santa Coloma, fillojnë prej orës 18:00, po ashtu në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

27 Qershor, 2019