Ndeshjet e turneut preliminar të UEFA Champions League, do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ndeshja e parë, mes Tre Penne dhe FC Santa Coloma, me fillim prej orës 15:00.

Kurse takimi mes KF Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, do të fillojë prej orës 20:45.

Të dyja takimet zhvillohen të martën, me datë 25 qershor.

Biletat do të dalin në shitje të martën, prej orës 08:00, në pikën në Drenas: “Restaurant Dijamant” dhe në pikën në Komoran, “Pizzeria Dijamant”.

Kurse në Prishtinë, do të fillojnë shitjen po ashtu të martën, prej orës 08:00, në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

22 Qershor, 2019