Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sot ka vizituar ambientet e klubit tē FC Feronikelit.

Ai shprehi gatishmërinë e FFK-së për ndihmë ndaj klubeve dhe tha se shpresojmë të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë, e ti rikthehemi kampionatit.

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të anëtarit të KE-s, Ismajl Ajeti vizitat në terren i ka vazhduar te FC “Feronikeli”.

Edhe gjatë këtyre vizitave kreu i FFK-së ka bashkëbiseduar me drejtuesit e klubeve për mënyrën se si po e përballojnë këtë periudhë pas pezullimit të aktiviteteve si pasojë e koronavirusit, për shëndetin e e futbollistëve dhe punëtorëve sportivë si dhe ka shprehur gatishmërinë e FFK-së për ndihmë.

Presidenti ka bërë me dije se janë duke ndjekur më vëmendje situatën me koronavirusin Covid-19 dhe varësisht prej rrethanave do të merren edhe masat dhe veprimet e ardhshme nga FFK-ja sa i përket mënyrës së vazhdimit të kampionatit.

Ai shprehu bindjen se shumë shpejt do të kalohet edhe kjo sfidë dhe futbolli do t’i kthehet normalitetit dhe garës në fushën e gjelbër.

Së bashku do t’ia dalim! -thuhet në njoftimin e FFK-së

21 Mars, 2020