Feronikeli mposhti sot (e diel) skuadrën e Trepça ’89, me rezultat të thellë 5-0.

Për trajnerin e klubit, Zekirja Ramadani, pjesa e dytë e këtij takimi do të duhet të përsëritet më shpesh.

“Pjesa e parë ishte anemike edhe pse shënuam një gol. Në pjesën e dytë ekipi u këndell dhe shënuam edhe katër gola tjerë. Megjithatë, nëse i fitojmë ndeshjet vetëm nga pjesa e dytë, do ta kemi shumë problem”

“Kjo sfidë duhet të jetë mësim që ta kemi si shembull pjesën e dytë, për sa i përket mënyrës se si luajtëm. Gjithsesi, një fitore ndaj një skuadre siç është  Trepça ’89, me një rezultat të tillë na jep siguri dhe shumë vetëbesim. Kemi kualitet dhe jo rastësisht jemi në vendin e parë”, tha Zekirija Ramadani për Supersport.

17 Mars, 2019