Trajneri i Feronikelit, Zekerija Ramadani është i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës, edhe pse tha se kishim mundësitë për të fituar.

“Ne e morëm atë për çfarë erdhëm. Ishim duke humbur, barazuam pastaj kishim një lojtar më shumë në lojë. Bëmë zëvendësime që mund të bënin diferencën, por ja që goli i dytë nuk erdhi. Më vjen keq që nuk arritëm të fitonim, pasi e patëm mundësinë. Është gjynah, por edhe Prishtina pati mundësitë e veta”.

Ramadani duke folur për Supersport, pas ndeshjes, vlerësoi edhe kundërshtarin.

“Kam fjalë pozitive për Prishtinën. U mbrojtën mirë edhe pse ishin me një futbollist më pak. Kishin dy tri raste edhe për të na shënuar”.

6 Mars, 2019