FC Feronikeli është kthyer në stërvitje mengjesin e sotëm (e shtunë), pas takimit të së premtes ndaj Dukagjinit.

Trajneri, Afrim Toverlani, planifikoi stërvitje regjeneruese për njëmbëdhjetëshen startuese të së premtes, kurse pjesa tjetër ndoqi planin e zakonshëm stërvitor.

Kujtojmë që në ndeshjen ndaj Dukagjinit, FC Feronikeli arkëtoi tri pikë të plota me golat e Zekës dhe Cariocas.

Të mërkurën skuadrën e pret takimi kthyes gjysmëfinal ndaj Ballkanit në kuadër të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e parë në Suharekë përfundoi me barazim pa gola.

13 Qershor, 2020