
Feronikeli ka shënuar fitore prej 3-0, në ndeshjen e së mërkurës të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”, ndaj skuadrës nga Peja, FC Besa.
Adem Maliqi, Argjend Malaj dhe Marko Simonovski shënuan në fitoren e skuadrës së Duros.
Në ndeshjen ndaj Besës ishin dy debutues me fanellën e Feronikelit.
Pajazit Rexhepi dhe Sokol Kiqina fituan besimin e kryetrajnerit, Klodian Duro për të zbritur në fushën e blertë.
Kujtojmë që javë më parë, Duro ftoi disa nga juniorët e shkollës së futbollit Feronikeli, për tu stërvitur me ekipën e parë.