Radio Televizioni i Kosovës edhe kësaj radhe do të bëjë transmetimin direkt të ndeshjes së sotme (e mërkurë) të Feronikelit.

Feronikeli është mysafir i skuadrës së Slovan Bratislavas, për takimin kualifikues për Europa League.

Ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe zhvillohet në Stadiumin “Tehelné pole”, në Bratislavë.

RTK ka siguruar transmetimin direkt të këtij takimi tejet të rëndësishëm.

Kujtojmë se ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Prishtinë.

24 Korrik, 2019