Klubi i Feronikelit është përkrahës i madh i faktit që secili fans ta ketë mundësinë që të ndjekë nga afër ndeshjen tejet të rëndësishme ndaj Prishtinës.

Sidoqoftë, për faktin që hapësirat kanë qenë të limituara shkaku i punimeve në stadium dhe si pasojë e këtyre punimeve, disa pjesë janë ende pa rrethoja, ne si klub kemi sugjeruar që të mos ketë fëmijë nën moshën 15 vjeçare në stadium.

Jemi përherë falënderues ndaj gjithë atyre prindërve që me fëmijët e tyre kanë ndjekur nga afër klubin e zemrës, Feronikelin.

Sidoqoftë, në sheshin e Drenasit, do të ketë një projektor gjigant dhe ulëse, për ta ndjekur në transmetim direkt ndeshjen mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi që siguria e fëmijëve është më e rëndësishme se secila ndeshje.

17 Maj, 2019