Sot (e diel), klubi i Feronikelit do të mbajë stërvitjen për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imbs, prej orës 17:00.
Stërvitja e klubit do të jetë e hapur, me të gjithë ata që duan të jenë pjesëmarrës për ta parë nga afër përgatitjen e futbollistëve.
Ftojmë mediet të cilat duan të jenë prezent, mund të vijnë në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Klubi po tenton përgatitje maksimale, për gjysmëfinalet e turneut preliminar të Champions League.
Feronikeli takohet me Lincoln Red Imps, të martën , me fillim prej orës 20:45, në “Fadil Vokrri”, të Prishtinës.