Të shtunën, me fillim prej orës 20:00, në sheshin “Fehmi Lladrovcit”, është paraparë të mbahet festa për ata që na bënë krenarë në kampionatin e Kosovës.

Pas festimit të titullit të Kosovës, Feronikeli organizon edhe festë speciale për kampionët.

Të ftuar special në festën e kampionëve janë këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini dhe Xhezair Elezi (Xheza).

Ftojmë të gjithë tifozët e Feronkelit, tifozët e futbollit në përgjithësi dhe qytetarët e Drenasit, të marrin pjesë në organizimin special për të festuar për kampionët e Kosovës.

24 Maj, 2019