Të shtunën Klubin e Futbollit të Femrave, Feronikeli, e pret një sfidë e jashtëzakonshme dhe vendimtare për titullin kampion në Superligën e femrave, në futbollin  e Kosovës.

Klubi i Futbollit të Femrave, Mitrovica, pret KFF Feronikelin në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë, për ndeshjen përcaktuese për titull, e cila u vendos nga FFK, shkaku i kushteve të jashtëzakonshme për mbajtjen e ligës, që erdhën si pasojë e pandemisë.

Vajzat e Feronikelit nuk kanë ndalur stërvitjet asjëherë, përkundrazi i gjithë klubi është mobilizuar për një paraqitje sa më të mirë të mundshme.

Kujtojmë që në rast barazimi, ndeshja do të shkojë në vazhdime, dy herë nga 15 minuta dhe më pas në penalti, nëse evendualisht vazhdon me barazim.

KFF Feronikeli është zotuar për paraqitje me dinjitet dhe me dhënien e njëqind përqindëshit në fushën e blertë.

Ndeshja fillon prej orës 16:00 dhe mund të ndiqet live me audio në Radio Kosova.