Punimet në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” vazhdojnë me intensitet të lartë dhe pikërisht për këtë, FC Feronikeli merr shkas që të falënderojë të gjithë akterët që po ndihmojnë infrastrukturën sportive të FC Feronikelit, të Drenasit e të gjithë sportit të Kosovës në përgjithësi.

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” po merr pamje të stadiumeve evropiane çdo ditë e më shumë dhe pikërisht për këtë, ndihemi të privilegjuar dhe jashtëzakonisht falënderues ndaj Komunës së Drenasit, në veçanti Kryetarit z.Lladrovci që nuk ka kursyer asnjëherë për zhvillimin e klubit dhe të sportit në përgjithsi.

Ndihemi falënderues dhe i jemi mirënjoës Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për asistimin në këtë projekt madhështor.

Falënderim i veçantë shkon edhe për Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport në K.K. Drenas, që vazhdimisht vjen, përcjellë dhe inspekton punimet.

Padyshim që pamja e stadiumit nuk do të ishte kjo që është pa kompanitë ndërtuese, inxhinierin e projektit dhe ndërtuesit, të cilët përveç punës që kanë, janë edhe përkrahës moral të futbollistëve saherë që ata zbresin në fushë.

Shpresojmë dhe besojmë që punimet të mos zbresin intensitetin dhe shtëpia e FC Feronikelit të merr pamjen që i takon.

Faleminderit të gjithëve!

17 Shtator, 2020