Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Jusuf Dobrës.

Klubi i futbollit Feronikeli i dërgon ngushëllimet më të përzemërta për familjen Dobra, duke shpresuar që të gjejnë forcën për të përballur ndarjen nga jeta të Jusuf Dobrës.

Jusuf Dobra ishte në kryesinë e parë të Klubit të futbollit Feronikeli, prandaj ne si klub kemi humbur një njeri të madh dhe Kosova një sportdashës të çmuar.

Hisoriku i tij me klubin:

Në pranverë të vitit 1985 u zgjodh kryetar i KF “Feronikeli” dhe në krye të kësaj detyre qëndroj deri në vitin 1991. Gjatë kësaj periudhe Jusufi u angazhua për krijimin e kushteve sa më të volitshme të klubit. Ai bëri kthesa të dukshme radikale, sepse shërbeu si “hallkë” që e lidhte klubin me OTHP “Feronikeli”, ku punonte.
Meqë kishte kontakte të përhershme me udhëheqësit e njësive të ndryshme punonjëse, bisedoi me Veli Popajn, ekonomist i diplomuar, drejtor i NJP “Ushqimi shoqëror” dhe i “transportit”, përndryshe adhurues i flaktë i futbollit. Ai e ftoi në bisedë Ramadan Berishën, udhëheqësin e “USH” dhe Avdyl Gashin, udhëheqësin e “Transportit, dhe ju tha: “Duke filluar nga e diela, çdo të diel, ta siguroni drekën për 25-30 persona dhe transportin deru bë vendin ku futbollistet e Feronikelit e zhvillojnë ndeshjen”. Më vonë OTHP “Feronikeli” e mori klubin nën përkujdesjen e vet në tërësi. Kjo ngjau më 19 shtator 1988, kur u mor vendimi qe klubi tani e tutje të thirret “Feronikeli” (deri atëherë thirrej Nikeli). Në këtë mbledhje u kooptuan edhe katër udhëheqës të ndërmarrjes “Feronikeli” në kryesi të klubit (Rrahim Sejdiu, Naip Zeka, Shyqri Kelmendi dhe Abedin Hasani). Ishin këto kthesa shumë të rëndësishme për veprimtarinë dhe sukseset e mëtejme të klubit, që i përgaditi, i trasoi dhe i orientoi Jusufi.
Kryesia e re, me iniciativen e Jusufit, kontakton drejtëpërsëdrejti me drejtorin gjeneral, Xhemshit Duriqin, për rregullimit e terrenit të futbollit. Kjo çështje, me rekomandimin e drejtorit, vihet në rënd të ditës në mbledhjen e Këshillit.
Falë Jusufit, kushteve që u krijuan, punës së pakursyeshme e vetëmohuese të kryetrajnerit Mehdi Bucollit, elanit e vullnetit të lojtarëve, “Feronikeli” në kampionatit 1988/89 u bë anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Në vitin 1990 kur situata politike u tensionua në Kosovë, Jusuf Dobra si kryetar i klubit, vendosi në bashkëpunim me mjekun e klubit Dr. Fatmir Krasniqin, kryetrajnerin Mehdi Bucolli, dhe lojtarët e klubit të braktisin ligën serbe të futbollit. Kështu, KF Feronikeli u bë klubi i parë kosovar që braktisi ligën, gjë që u pasua mandej nga KF « Ballkani » i Suharës, KF « Besa » e Pejës etj.
Një vit më vonë, në vitin 1991, KF Feronikeli, me kryetar Jusuf Dobrën dhe trajner Mehdi Bucollin, u pozicionua në vendin e 6të në ligën e parë të Republikës së Kosovës.
Jusufi përfundoi mandatin si kryetar i Feronikelit, dhe në krye të klubit u zgjodh z. Avdi Krasniqi. Edhe pas dorëzimit të funksioneve zyrtare në KF Feronikeli, Jusufi mbeti tifoz i flaktë i ekipit. Rrugën e tij e vazhduan shumë bukur gjeneratat e reja të cilat arritën që Feronikelin t’a bëjnë kampion të Kosovës dhe pjesëmarrës në ligën e Europës.

4 Maj, 2020