Federata e Futbollit e Kosovës njoftoj opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës pezullohet Ipko Supërliga e Kosovës në afat të pacaktuar.

Kjo gjë ndodhi pasi të premten e 13 marsit u konfirmuan edhe rastet e para me Koronavirus në vendin tonë.

E kjo situatë e ka vështirësuar edhe punën e futbollistëve pasi qe Instituti mjekësor i Kosovës vendosi që edhe stërvitjet të ndërpriten.

Kjo është një situatë qe nuk jemi përballur kurrë, shpresojmë ta tejkalojmë dhe ti kthehemi normalitetit sa më shpejtë, tha fillimisht Tovërlani për faqen e klubit.

Instituti mjekësor i Kosovës ka vendosur që stërvitjet të ndërpriten, dhe ne kemi bëre një plan në bashkëpunim më trajner fitnesi vetëm për tua lehtësuar futbollistëve punën dhe për ta mbajtur formën e tyre.

Ne do të punojmë çdo dite dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën edhe në këtë situatë, përfundoj Tovërlani.