Feronikeli ka fituar ndeshjen e xhiros së 32-të, në udhëtim te Llapi, duke i mposhtur me rezultat 1-3.

Ndeshja filloi me një ritëm të lartë dhe me të dyja skuadrat që luanin me lojë të hapur.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola, nga një për secilin ekip.

Së pari, qendërmbrojtësi Arbër Prekazi u gjet më së miri në zonë, duke zhbllokuar rezultatin në 0-1, në minutën e 19-të, të takimit.

Nuk vonoi shumë dhe Alidemaj shënoi golin e barazimit nga penaltia.

Në pjesën e dytë, Mendurim Hoti shënoi për të rikthyer epërsinë e Feronikelit, një gol të bukur nga distanca, në minutën e 50-të.

Për të përmbyllur gjithçka, u përkujdes Kastriot Rexha, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 1-3.

Feronikeli është ende lider në tabelë, me 77 pikë, dy më shumë se ndjekësi Prishtina.