Sfida e madhe mes KFF Feronikelit dhe KFF Mitrovicës po afron. Vashat e Feronikelit kanë rritur intensitetin e stërvitjeve, duke u rikthyer fuqishëm pas pushimit nga pandemia.

Ndeshja që siguron evropën, ka marrë jehonë të madhe gjithandej, duke bërë që kërkesa për një rezultat pozitiv të jetë edhe më e madhe.

Sfida që pritet të përcaktojë daljen në evropë, do të zhvillohet në Mitrovicë dhe është caktuar për datën 27 qershor.

KFF Feronikeli vazhdon me atmosferë të mirë, duke zhvilluar stërvitjet e rregullta në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.