Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin, Agim Sopi, FC Feronikeli ka vendosur që drejtimin e skuadrës të ia besojë trajnerit nga kryeqyteti, Afrim Toverlani.

Toverlani, i njohur për publikun si “Toki”, është ndër trajnerët më të trofeshëm të Superligës së Kosovës dhe po rikthehet në skuadër pas trofeut të fituar në sëzonin 2015/16.

Afrim Toverlani ka lindur në Prishtinë, më 17 janar 1967 dhe pati një karriere të bujshme si futbollist, me FC Prishtinën e KF Flamurtarin.
U paraqit edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, në ndeshjen e vitit 1993, në miqësoren ndaj Shqipërisë, ani pse atëbotë e cilësuar si ndeshje jozyrtare.

“Toki” pas karrierës si futbollist ju fut zejes së trajnerit, duke fituar gjithsej 5-të trofe në Kosovë.

Ai u shpall Kampion i Kosovës tre herë me FC Prishtina, gjatë sezoneve: 2007/08, 2008/09 dhe 2012/13. Poashtu me FC Prishtina ai fitoi edhe Kupën e Kosovës gjatë sezonit 2012/13.

Kjo është hera e dytë që Toverlani merr drejtimin e FC Feronikelit, pasi që klubin e drejtoi edhe gjatë viteve 2015-17, duke arritur të shpallet Kampion i Kosovës në sezonin 2015/16 dhe fitoi Kupën e Kosovës në sezonin 2014/15.

Toverlani merr FC Feronikelin me gjendjen aktuale në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, me 31 pikë, në vendin e 5-të. Ndërsa, në DigitAlb Kupën e Kosovës, FC Feronikeli gjendet në gjysmëfinale të kësaj gare, si kundërshtar i FC Ballkanit.

“Tokit” i dëshirojmë mirëseardhje në klub!

5 Mars, 2020