Me klubin e Feronikelit do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe dy top futbollistët, Astrit Fazliu e Përparim Islami.

Që të dy, kanë nënshkruar kontrata të reja, për të qenë pjesë e “Niklit” edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi, Astrit Fazliu dhe mbrojtësi Përparim Islami, janë pjesë klubit kampion të Kosovës, që nga afati kalimtar veror i 2018-ës.

Feronikeli synon përforcime edhe gjatë ditëve në vijim.

4 Qershor, 2019