Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin, Drilon Lladrovci, për nënshkrimin e kontratës së re.
Lladrovci është pajtuar që të vazhdojë ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi.
Feronikeli pati një sezon fantastik, duke arritur titullin kampion dhe duke rrëmbyer Digitalb Kupën e Kosovës.
Drilon Lladrovci synon ti përsërit sukseset edhe në vijim me Feronikelin.