Kresimir Kovacevic është futbollisti më i ri i FC Feronikelit.

Qendërsulmuesi kroat ka nënshkruar me FC Feronikelin, duke ardhur si transfer nga skuadra Laftniz e Austrisë.

Kovacevic është futbollist me fizik të mirë, i gjatë 1.90cm dhe i fuqishëm sidomos në duelet në ajër.

Kroati është i lindur më 07 gusht 1994 dhe më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: NK Sesvete dhe NK Dubrava në Kroaci.

 

5 Shtator, 2020