Që nga 1 shkurti, ka filluar procesi i licencimit të klubeve për garat e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA-s, për edicionin 2019/20.

Falë angazhimit të madh dhe profesional të stafit menaxherial të klubit tonë, edhe Feronikeli bën pjesë në listën e klubeve të licentuara nga UEFA, duke paraqitur dokumentacionin e kërkuar në kohë rekord dhe pa asnjë mangësi të vetme.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka shqyrtuar dokumentacionet nga 2 maji deri më sot (10 maj), për të dhënë dritën e gjelbërt Feronikelit për licencim.

Duke mos hasur në parregullsi në dokumentacionin e klubit, UEFA zyrtarizoi edhe Feronikelin në mesin e klubeve të licencuara.