Është hedhur shorti sot në Nyon të Zvicrës, për garën e parakualifikimeve për Champions League.

Feronikeli do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Në shortin e UEFA-s morën pjesë kampionët e Andorës, Gjibraltarit, Kosovës dhe San Marinos, të cilët do të luajnë për një vend në rundin e parë të kualifikimeve.

Ndeshja ndaj Lincoln Red Imps, do të zhvillohet më 25 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Rrethi parakualifikues do të ketë dy gjysmëfinale:

Feronikeli (KOS) – Lincoln Red Imps (GIB)

Tre Penne (SMR) – FC Santa Coloma (AND)

Finalja do të zhvillohet më 28 qershor.

Këtë sezon të parakualifikimeve për raundin e parë të Champions, të gjitha ndeshjet zhvillohen në “Fadil Vokrri”.

Tri ekipet tjera të cilat nuk arrijnë fitoren, do të transferohen në rundin e dytë kualifikues të UEFA Europa League.

11 Qershor, 2019