FC Feronikeli ka arritur një tjetër marrëveshje, me tjetër futbollist fantastik.

Është fjala për mbrojtësin slloven, Ozbej Kuhar, i cili ka vënë firmën në kontratën e ofruar nga Feronikeli për të kaluar sezonin e ardhshëm si pjesë e klubit tanë.

Kuhar luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen në klub në vazhdën e përforcimeve të afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi slloven, më parë ishte pjesë e klubit të NK Triglav nga Sllovenia dhe tani bëhet pjesë e familjes së FC Feronikelit.

FC Feronikeli vazhdon edhe më tutje të jetë aktiv në këtë afat kalimtar dhe priten edhe nënshkrime të reja.

#ForcaNikli #Feronikeli

28 Gusht, 2020