Yjeve të klubit me kontrata të reja te FC Feronikeli, i është bashkuar edhe gardiani Deniz Troshupa.
Troshupa shkëlqeu në portën e Niklit, duke arritur ti rrëmbejë dy objektivat e sezonit, kampionatin dhe Kupën.
Deniz Troshupa ka nënshkruar vazhdimin e kontratës, për të dhënë edhe më shumë për klubin e Feronikelit.
FC Feronikeli ka arritur marrëveshje për kontrata të reja edhe me yje të tjerë të klubit të cilat do të konfirmohen pas pak.