Mbrojtësi, Viktor Kuka është lojtari më i ri i FC Feronikelit.

Kuka te skuadra jonë vjen nga Ferizaj, ekip në të cilin luajti sezonin e fundit.

Viktori njihet si lojtar i fuqishëm dhe që nuk i përton dueleve fizike, duke i dhënë kështu edhe më shumë forcë mbrojtjes sonë.

I lindur më 25.06.1990 Kuka ishte kampion i Kosovës në vitin 2012 dhe 2013 me skuadrën e Prishtinës dhe ne vitin 2018 u shpall kampion me FC Dritën.

“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicje të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas” tha Kuka për faqen zyrtare të klubit.

FC Feronikeli gjatë ditës do të ketë edhe prezantime të reja.

10 Shtator, 2020