Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me klubin e Feronikelin.

Pas një takimi me presidentin, Naser Ramaj, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.

Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë.

Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë  në ditët e ardhshme.

31 Maj, 2019