Sot (e enjte) është arritur marrëveshja për supersfidën që do të zhvillohet mes Feronikelit dhe skuadrës legjendare të Serie A, AC Milan.

Pas negociatave që kanë filluar qe një kohë, sot është finalizuar marrëveshja për këtë miqësore të madhe.

Skuadra e AC Milan do të vijë për herë të parë në Kosovë, për të zhvilluar miqësoren me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Një ndeshje si kjo konfirmon edhe një herë seriozitetin që ofron klubi kampion i Kosovës.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, nënshkroi sot marrëveshjen me menaxherin Agron Selimi, i cili ishte ndërmjetësuesi i marrëveshjes në këtë rast.

Detajet për fillimin e lojës dhe për bileta nuk janë caktuar ende, por që do të komunikohen për opinionin me kohë.

Kjo padyshim që është ngjarja më e madhe në futbollin e pasluftës.

 

20 Qershor, 2019